Policia arrestoi punonjësit që vodhën ndihmat, reagon kryebashkiaku i Pogradecit
Reagon kryebashkiaku i Pogradecit, Xhakolli: Distancohemi kategorikisht na veprimet e shëmtuara! Donacionet gjermane janë të pa cenuara
Në reagimin zyrtar, kreu i bashkisë së Pogradecit thekson se institucioni që ai drejton distancohet kategorikisht nga veprimet e shëmtuara të punonjësve të cilët janë filmuar teksa vjedhin ndihmat spitalore.
Bashkia e Pogradecit thekson se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar nga policia dhe se për ata do vendosë drejtësia, nga ku do zbardhen rrethanat e ngjarjes.
“Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se:
Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia dhe do të jenë organet e drejtësisë të cilat në mënyrë të pavarur do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thekson Kryebashkiaku.
NDIHMAT
Kreu i bashkisë së Pogradecit,Ilir Xhakolli sqaron se asnjë nga ndihmat e dhuruara nga donatortët gjerman nuk është e cënuar.
Sipas tij të gjitha materialet e dhuruara janë inventarizuar dhe se vetë donatorët kanë kryer verifikimet e nevoshme.
“Gjithashtu duam t’i bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë dhe opinionit publik se asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar.
Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët janë larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara. Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer është i shëmtuar dhe i dënueshëm.
Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore (banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët”, thekson kreu i Bashkisë së Pogradecit.
Katër punonjës të Bashkisë së Pogradecit janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë vjedhur katër pako të ndihmave, që ishin dhuruar për qytetarët.

Policia njofton se rasti është iniciuar, pas një video të publikuar mbrëmë në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit. Në pranga janë vendosur shtetasit R.F. 58 vjeç, R.M. 58 vjeç, B.Xh. 35 vjeç dhe M.M. 35 vjeç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën pakot me ndihma.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



