E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë është VAMPIRE? Sistemi i armëve që SHBA po i jep Ukrainës për të rrëzuar dronët
Lajme

Çfarë është VAMPIRE? Sistemi i armëve që SHBA po i jep Ukrainës për të rrëzuar dronët

Shtetet e Bashkuara zbuluan se do të dërgojnë një sistem ajror kundër dronëve të njohur si VAMPIRE në Ukrainë si pjesë e paketës së saj të fundit të ndihmës ushtarake.

Sipas Newsweek, më 24 gusht, Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Pentagoni njoftoi se do të furnizojë vendin me gati 3 miliardë dollarë pajisje dhe municione ndërsa po lufton pushtimin rus.

Dhe në këstin më të madh të ndihmës për sigurinë për Ukrainën që SHBA ka dërguar deri më sot, përfshihet një numër i paspecifikuar sistemesh kundër dronëve të quajtur “Vehicle-Agnostic Modular Modular Paletized ISR Rocket Equipment”, ose “VAMPIRE”, ka konfirmuar për Newsweek, një zëdhënës i L3 Harris, një kompani teknologjie dhe kontraktor i mbrojtjes.

VAMPIRE përshkruhet si një sistem modular që ofron “aftësi goditëse precize”.

Përveçse është në gjendje të synojë dronët dhe mjetet e tjera ajrore pa pilot, VAMPIRE është projektuar për të përfshirë një sërë objektivash të tjerë.

Ashtu si Sistemet e Raketave “HIMARS”, të cilat SHBA i kanë dërguar gjithashtu në Ukrainë, VAMPIRE mund të vendoset në automjete si kamionçina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.