E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO – EMRI/ Ky është autori i krimit të dyfishtë në Lezhë, vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin
Publik News

FOTO – EMRI/ Ky është autori i krimit të dyfishtë në Lezhë, vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin

Në foton e siguruar nga Syri tv dhe Syri.net  është Besnik Pjetri nga fshati Troshan autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme 29 gusht 2022 në Lezhë.

Ish dhëndri i shtëpisë ka shkuar në banesën e familjarëve të ish gruas dhe ka vrarë me armë zjarri babë e bir (ish vjehrrin dhe ish kunatin e tij).

Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 23:00 të 29 gushtit në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.

“Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babë e bir, konkretisht ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun “tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar” informoi policia pak para mesnatës.

Ai është babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.

Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të dhe familjen e saj.

Ai ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja në Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.