Nënkryetari i Kuvendit, bën analistin me Veliajt te Sokol Balla
Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i zgjedhur nga Lulzim Basha, Agron Gjekmarkaj mbrêmë i ka bërë çokën si analist, Erion Veliajt në emisionin e Sokol Ballës në TCH.
Ne një postim të tij në Facebook, gazetari Bledian Koka shkruan se nënkryetari i Kuvendit, i bërë deputet me votat e demokratëve, i njeh Erion Veliajt meritat në Tiranë.
‘E merr, e bën deputet, e bën dhe nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë dhe ai ditën e parë të sesionit parlamentar vendos të shërbejë si opinionist tek Kol Balla dhe i njeh meritat Erion Veliajt në Tiranë për “disa gjurmë ndryshimesh, si bulevardi e sheshi”…
p.s…N/kryetari i Kuvendit të Shqipërisë me votat e demokratëve dhe vendim të Lulzim Bashës sonte është opinionist në emision me titull “Veliaj Hera e Tretë”!’,- shkruan Bledian Koka në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



