E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, autori e mbyti me litar!
Publik News

Zbardhet vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, autori e mbyti me litar!

Djali e ndihmoi të transportonin trupin e viktimës

Mediat greke bëjnë me dije se autori i krimit, një hotelier 53-vjeçar ka rrëfyer edhe krimin. Ata kishin pasur një takim sa i takon një borxhi që autori i kishte viktimës.

Hetuesit kanë zbuluar se vrasja është bërë me litar ndërsa 53-vjeçari ka pasur bashkëpunëtor në krim ka pasur edhe djalin e tij.

Ky i fundit e ka ndihmuar të transportonte trupin e viktimës pas vrasjes.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që nga mbrëmja e datës 28 gusht. Ai u pa në një kamerë sigurie në një kioskë në orën 22:28 të së dielës duke blerë cigare teksa debatonte me një person të panjohur.

46-vjeçari po përpiqej të mblidhte borxhet që i kishin biznesmenë të ndryshëm. Autori kishte pasur një takim me të por në fillim u tha autoriteteve se ai ishte anuluar.

Por hetuesit siguruan prova nga pamjet e sigurisë në një objekt ngjitur me hotelin në pronësi të tij dhe autori u vu në pranga

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.