Ekrem Rexhepi rrihet keq nga të burgosurit, i rrezikohet jeta dhe transferohet në burg tjetër
Ekrem Rexhepi, 26-vjeçar i arrestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë është dhunuar nga të burgosurit e tjerë. Sipas mediave lokale, 26-vjeçari është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Duke qenë se jeta e tij është e rrezikuar, mbrëmjen e kaluar atij i është ndërruar qendra e paraburgimit.
Avokati i tij, Fitim Limani ka deklraruar se shtetasi Ekrem Rexhepi është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës pasi është sulmuar nga të burgosurit në Prishtinë.
Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



