Transparenca e harxhimit të parasë publike nuk ka lidhje fare me artisten Rita Ora
Po patjetër mo!
I drejtohem ndonjë komentuesi që nuk është dakord me mua në të drejtën e vet më të shenjtë, atë të kundërshtimit.
Mos bëhet merak. Rita është një këngëtare me famë botërore, nuk jam unë një i vdekshëm i zakonshëm që as e ngre dot më shumë lëre ta ul famën e performancës së saj artistike. E nderoj çdo artist që performon, në çdo lloj arti qoftë, kudo! Jo më atë!
Por, kjo nuk do të thotë që nëse është harxhuar parà publike për pagesa të kemi të drejtë të kërkojmë : A janë paguar parà publike, sa, nga çfarë buxhetesh janë nxjerrë, a kanë qenë të planifikuara, dhe a ka pasur një dëgjesë publike për përparësitë e parave publike në fushën e kulturës, artit, edukimit, shkollimit?
Transparenca e harxhimit të parasë publike nuk ka lidhje fare me artisten, ka të bëjë me marrëdhëniet midis nesh si qytetarë dhe pushtetit.
Unë për vete preferoj që në vend të superkoncerteve sado performantë pa diskutim, të financohet një bibliotekë shumë katëshe, dixhitale, një kullë, kulla më e medha në Tiranë, me mijëra vende studimi, me fonde të hapura për rininë shqiptare.
Kush bën këtë i jap votën për sa të kem jetë!
Kaq! Kush i ngatërron tregon se ka nivel të ulët kulturor ose ka interes për të luftuar me çdo kusht llogaridhënien. I duket çudi, habi, mëkat, pretendim!
E po c’ti bëjmë!
Artan Fuga
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



