E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i fal  9 mijë metra katrorë Gjikurisë së tenderave
Lajme

Rama i fal 9 mijë metra katrorë Gjikurisë së tenderave

Bregdeti shqiptar nën duart e oligarkëve

Duket se fatkeqësisht bregdeti shqiptar po përfundon i gjithi nëpër duart e oligarkëve. Të maskuar pas termit “insvestim strategjik”, oligarkët në këtë vend duket se po zaptojnë gjithçka e për shqiptarin e thjeshtë nuk po ngel më asgjë. Kështu mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë kompania “WHITE ROADS HOTEL” në pronësi të kompanisë “GJIKURIA” është “gostitur” me 9 mijë metra katrorë falas.

1

Na falni miq se u ngatëruam pak, jo falas por për 1 euro. Kjo kompani siç dihet është në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikuria të cilët një Zot e di se sa tendera të dyshimtë kanë përfituar gjatë gjithë këtyre viteve. Megjithatë duke qëndruar tek rasti i sotëm, mësohet se kompania ka përfituar statusin e “investitorit strategjik” dhe do të ndërtojë një hotel dhe 150 vila në fshatin Gjilekë, që ndodhet në Drimadhë.

2

Në vendim thuhet ndër të tjera: “Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., me NUIS M02407023J, si qiramarrës, për pronat e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739, me numër pasurie 68/122, 5240/5 dhe 68/51/2, të llojit “truall”, me sipërfaqe totale 9 157.2 m2 (nëntë mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë dy), në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.