E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident hekurudhor me 3  viktima në Kroaci
Lajme

Aksident hekurudhor me 3 viktima në Kroaci

Kroaci/ Treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur!

Një tren pasagjerësh dhe mallrash janë përplasur në afërsi të Novoskës. Raportohet deri tani për të paktën 3 viktima dhe 11 të plagosur.

Në mesin e të lënduarave janë edhe disa shtetas të huaj nga Irani, raporton Index.hr. Ndërsa viktima mësohet se janë shtetas kroatë.

Përplasja e trenit të pasagjerëve me trenin e mallrave ndodhi rreth orës 21:35 mbrëmjen e së premtes.

Makinisti, i cili humbi jetën në aksident, raportohet se ishte me përvojë në punë dhe kishte mbetur pak kohë përpara se të dilte në pension.

l
1

“Treni i pasagjerëve është përplasur me atë të mallrave për shkak të një problemi me frenat. Shoferi që vdiq ishte me përvojë, ishte një burrë i moshuar që do të dilte në pension. Gjoja ishin punimet aty”, na tha burimi.

Në vendin e aksidentit mbërriti mbrëmë kryeministri Andrej Plenkoviq, i shoqëruar nga ministrat Oleg Butkoviç, Davor Bozhinoviç, Vili Berosh dhe Marin Piletiç dhe prefekti i Qarkut Sisak-Mosllavinë, Ivan Celjak.

“Ishte një situatë e ndërlikuar. Së pari ishte errësirë, së dyti duhej ndërprerë energjia. Ishte zonë e largët, nuk mund të ndalosh makinën dhe thjesht të dalësh, por të gjitha shërbimet e urgjencës kanë ndihmuar njëri-tjetrin, duke u kujdesur për kë të mundnin. Fatkeqësisht kemi edhe tre persona të vdekur”, tha drejtoresha e urgjencës, Grba Buljeviq për HRT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.