E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari Antony Blinken bisedë telefonike me Ramën, mbi sulmin kibernetik ndaj  TIMS
Publik News

Sekretari Antony Blinken bisedë telefonike me Ramën, mbi sulmin kibernetik ndaj TIMS

Ambasada e SHBA ka bërë me dije se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka zhvilluar  një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku ka dënuar sulmin kibernetik nga Irani kundër TIMS.

Sekretari ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.