Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për 23 pasuri të biznesmenit që u dënua për trafik droge në Spanjë
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sekuestros për 23 pasuri të biznesmenit Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj).
Aktualisht Gjinaj është dënuar me 8.9 vite burg nga autoritet spanjolle për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal.
SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri 6 prej te cilave biznese mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk. Pasuritë e Gjinajt po kalojnë në sitën e SPAK pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundërligjshme.
Kush është Anton Gjinaj?
Ai është administrator i firmës “Alesio 2014”, e cila ushtron aktivitetin e saj kryesisht në Tiranë dhe ka arritur të marrë edhe tenderë publikë.
Gjinaj rezulton i dënuar në Spanjë për trafik drogë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 50 kilogramë heroinë në vitin 2006. Në vitin 2021, ai u arrestua në Mal të Zi me urdhër të Interpol Madritit.
Ndërsa SPAK pas kësaj nisi një hetim pasuror mbi aktivitetin e Gjinajt në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



