E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Zelensky viziton qytetin e rimarrë: Flamuri ukrainas do ngrihet kudo
Lajme

Presidenti Zelensky viziton qytetin e rimarrë: Flamuri ukrainas do ngrihet kudo

Gjatë vizitës së tij, Zelensky falënderoi trupat që morën pjesë në kundërsulmin kundër pushtuesve rusë.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytet dhe deklaroi se flamuri ukrainas do të kthehet në çdo qytet dhe fshat të vendit.

Zyrtarët ukrainas thanë se synojnë qytete në rajonin lindor të Donbasit, pasi kanë arritur të marrin disa prej territoreve të pushtuara në një kundërofensivë të shpejtë.

Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Në një fjalim mbrëmjen e së martës, Zelensky tha se forcat e tij po forconin kontrollin në mbi 8.000 km katrorë të territorit të rimarrë në rajonin e Kharkiv.

Ai u zotua se do të rimarrë të gjithë territorin ukrainas të pushtuar nga forcat ruse. Ai tha se nuk e dinte se kur do të ndodhte kjo, por se “e vërteta është në anën tonë”.

Ndërsa Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, qytetet në Donbas që ranë në fillim të luftës janë në fokus të trupave ukrainase.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.