E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mother Jones”, “Mother “Fuc*ers” dhe cikloni që po vjen me shpejtësi!
Publik News

“Mother Jones”, “Mother “Fuc*ers” dhe cikloni që po vjen me shpejtësi!

Sapo më mbërrit një mesazh nga një shtetas shqiptar i Kosovës, që ka 24 vite në Zvicër. Firma ku punon ka 80 punëtore dhe sapo i ka njoftuar se në dhjetor nuk do të shkojnë më në punë sepse do të ndalet puna për arsye të rritjes së cmimit të energjisë. Te njejten gje ma kane njoftuar miq nga Austria. Kompania që u lëshon shtëpitë me qera, u ka kërkuar të mbyllin mirë dritaret e shtëpisë në dimër dhe të kursejnë energjinë në maksimum. Kur kjo do të ndodhë në Zvicër imagjinoni si do të jetë pjesa tjetër e botës.

Plani është më i madh se të gjithë dhe kjo situatë mban erë të keqe shumë. Synimi është goditja e fortë e shtresave të varfëra dhe kriza për të cilën flasim prej dy viitesh dhe na thonë, jeni konspiracionistë, sapo ka nisur. Kur thashë se është koha të ngrihemi të gjithë bashkë dhe të ushtrojmë presion ndaj politikës, secili popull ne shtepine e vet, sepse politika do të bëjë lojën e madhe dhe do ta verë atë në zbatim. Kur shkruajta para dy netësh, për tre muaj ndryshon bota, disa miq këtu më thanë me humor se ngelëm më laps në dorë o Kreshnik, por ajo që po vjen na do gati të gjithëvë bashkë, të mbrojmë vendin dhe popullin tonë (të pasur nga Zoti por të vjedhur nga banda ne pushtet) prej lojërave të mëdha, sepse stuhia që po vjen është e fortë shumë. Kjo eshte nje lufte ekonimike dhe rrenim psikologjik qe ne ti nenshtrohemi te gjitha urdherave te tyre, pasi te na kene lodhur e rraskapirtur sic po e zbatojne planin prej dy viteve tashme.

Goditjen e parë do ta marrin vendet e varfëra dhe shtresa e varfër, dhe koha është që të merrni fatet tuaja në dorë, përndryshe do të vuajmë shumë, të gjithë bashkë. Diksuh mund të më thotë: Kreshnik, po ti mirë bën që na tregon po cfarë të bëjmë ne? E vetmja gjë që mund t’i shpëtojë peshqit e vegjël në oqeanin e madh të trazuar prëj dhëmbëve të peshkaqenëve të mëdhenj është një organizim i mirë. Shpëtoni dhe clirohuni prej drogës që injekton media e sistemit tek venat tuaja dhe përpiquni të diskutoni sinqerisht me vetet tuaja, dhe me njerëzit tuaj më të besueshëm qoftë dhe një herë të vetme në jetë, sepse nuk do të jetë e lehtë.

I bëj ftesë të gjithë aktorëve dhe faktorëve të Opozoitës shqiptare që të hedhin një grusht ujë me akull në fytyrë dhe të zgjohen nga përgjumja dhe te mos merren me loje spiunesh ruse e kineze sepse kjo eshte nje kenete tek e cila po ju terheq Rama dhe nje film i madh me “Mother Jones dhe Mother Fuc*kers”. Sa me shume te perpiqeni te dilni prej saj aq me shume do te zhyteni ne lluce. Nuk ka kohë dhe vendi rrezikon shumë nëse Opozita do të vazhdoje te bëjë inventarin e vjedhjeve të qeverisë, sepse tashmë e gjithë Shqipëria e di mirë, se këta nuk janë qeveri por mafie dhe kartel shtetëror, herë i lidhur me mafien lokale, herë me Ndraghetën, herë me lobet mafioze ndërkombëtare dhe herë me Fedratën Ndërkombëtare të Falimentimit të Popujve. Unë kam në dorë të shkruaj e të flas, pjesën tjetër e ken ë dorë ti, Vec e vec do të na gëlltisin, po u bëmë bashkë mund të shpëtojmë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.