E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm me raketa në Ukrainë, uji i lumit bëhet i kuq
Bota

Sulm me raketa në Ukrainë, uji i lumit bëhet i kuq

Uji i lumit Inhulets, Ukrainë është bërë i kuq dy ditë pasi raketat ruse goditën strukturat hidraulike në Kryvyi Rih.

Sipas “TheGuardian” ky sulm synonte infrastrukturën e qytetit të lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Është e paqartë pse lumi ndryshoi ngjyra pas sulmit, i cili shkaktoi rritjen e nivelit të lumit me pesë metra, duke përmbytur pjesë të qytetit dhe duke nxitur evakuimin.

Por përtej përmbytjeve, banorët e këtij rajoni humbën përkohësisht aksesin në ujin e tyre të rubinetit. Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake të Kryvyi Rih, tha të Premten në Telegram se “furnizimi me ujë i qytetit është stabilizuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.