Tenderi korruptiv i Blerim Sherës në Vorë: I jep 223 MLN lekë kompanisë që ‘garoi me veten’
Blerim Shera është kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, i cili fitoi në zgjedhjet e dyta, pasi Agim Kajmaku, i preferuari i Ramës, merrej shumë me të bardhë dhe aktualisht është në burg në Itali. Mirëpo, pavarësisht se iku Kajmaku, Vorës i erdhi një Kajmak tjetër, që me tenderin e fundit të firmosur mund të themi që “Kajmaku i parë” ishte ta puthje në ballë.
Blerim Shera, ka firmosur së fundmi dhe ka dhënë një tender me vlerë më shumë se 223 milionë lekë të vjetra pa tvsh. Tenderi ka si objekt “Sherbimi i pastrimit te mbeturina Emergjenca 90 dite” dhe mban këtë numër reference: REF-41014-09-08-2022. Më shumë se 223 MLN lekë janë fituar nga kompania “Kurora SHPK” me administrator Selman Plakalliu, i cili ka futur në xhep, sa 97% e fondit limit.

Por çfarë ka ndodhur me këtë tender dhe pse brenda javës, nëse do kishte prokurorë me këllqe, Blerim Shera do të arrestohet?
Në tenderin e organizuar nga Shera ka marrë pjesë vetëm një kompani dhe tenderi është procedurë me negocim, pa njoftim. Pra kompania “Kurora SHPK”, jo vetëm që ka qenë e vetme, por ka hapur gojën dhe ka kërkuar, siç e thamë më sipër, më shumë se 97 % e fondit limit.

Nga kjo shifër, me shumë mundësi, Shera do të marrë pjesën e vetë, pasi ka rrezikuar shumë dhe vetëm përgjumja e SPAK-ut mund ta shpëtojë nga byrzylykët e ftohtë.
Tenderat e tillë me mungesë konkurrence janë të shumtë, por mësuesi i kthyer në kryebashkiak, duket se e ka për herë të parë dhe ka dalë zbuluar fare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



