Incidente në ndeshjen Kukësi-Partizani
Hoditet me shishe lojtari i Partizanit
U luajt sot ndeshja Kukësi-Partizani, e vlefshme për javën e pestë të Superiores, sfidë e cila u mbyll me fitoren e kryeqytasve 1-2.
Me fitoren e sotme, “Demat” ngjiten në vendin e parë të renditjes, ndërsa nga ana tjetër Kukësi vazhdon të jetë në vendin e fundit me dy pikë.
Por, ajo që ra në sy gjatë ndeshjes ishte episodi i shëmtuar te goli i Tedi Carës për Partizanin.
Gjatë festimit të tij, futbollisti i të kuqve u godit me shishe në fytyrë gjatë festimit të golit nga tifozët verilindorë, duke pësuar një të çarë poshtë syrit.
Për këtë arsye Cara u zëvendësua duke mundur të mos e vazhdonte dot më lojën dhe në vendin e tij u fut Cvetanoski.
Një ngjarje e shëmtuar, e cila vazhdon të përsëritet shpesh në futbollin shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



