Edi Rama në intervisë për Der SPiegel : Ftoj të moshuarit gjermanë që të pleqërojnë në Shqipëri
Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për Der SPiegel dhe ka folur si të jetë një nga kryeministrat e shtetit më të pasur në Europë. Rama është shprehur para gazetares se ai nuk i ndalon dot të rinjtë të emigrojnë jashtë vendit, por fton të moshuarit gjermanë që ta kalojnë pleqërinë në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?
Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.
DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?
Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



