Meta thirrje Ramës: Të ndërpriten menjëherë pagesat fiktive dhe të paligjshme për inceneratorëtp
Vetëm kështu rritën rrogat e pedagogëve! Pa zhvillim nuk ka arsim
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk ka zhvillim pa arsim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PL-së kërkon që të ndërpriten pagesat fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët, por edhe veprave të tjera, siç thotë ai korruptive.
Meta thekson se me vetëm duke u ndërprerë këto pagesa mund të rriten rrogat e pedagogëve dhe të plotësohen kërkesat e studentëve apo që të sigurohen edhe libra falas.
“Nuk ka zhvillim pa Arsim! Të ndërpriten menjëherë pagesat fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët dhe veprat e tjera korruptive në mënyrë që të rriten rrogat e pedagogëve, të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të sigurohen libra falas për të gjithë fëmijët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për arsimimin e tyre”, shkruan Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



