Princi i Kurorës së Arabisë Saudite ndërmjetësoi me Kremlinin lirimin e 10 robërve të luftës!
Dhjetë robër lufte janë liruar ditën e djeshme falë ndërmjetësimit të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili sipas Alarabya News ka negociuar drejtpërdrejtë me Kremlinin dhe Ukrainën për lirimin e tyre.
Mes të arrestuarve nga Rusia ishin pesë shtetas britanik, 2 amerikan, një maroken, një suedez, dhe një shtetas kroat.
Aeroplani që transportonte të arrestuarit e luftës nga Rusia, u ul të mërkurën në Riad raportoi Agjencisë Saudite Të Shtypit (SPA).
Të burgosurit u kapën në ato që rusët i quajnë rajone separatiste në Ukrainë. Dy amerikanët e liruar janë veterani i ushtrisë Alexander Drueke, 39 vjeç dhe 27-vjeçari i trupave detare Andy Huynh, identiteti i tyre u konfirmua për Reuters nga familjarët. Ata u kapën në qershor ndërsa luftonin së bashku me forcat ukrainase pranë Kharkiv.
“Nuk e kam parë as në ëndërr që qeveria Saudite të ishte në gjendje të bënte diçka të tillë” ka thënë tezja e Alexander Drueke për Uashington Post.
Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken përshëndeti shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë dhe konfirmoi se dy shtetasit amerikanë u kapën ndërsa shërbenin në ushtrinë e Ukrainës. Blinken falënderoi Ukrainën për përfshirjen e të gjithë të burgosurve të luftës, pavarësisht nga kombësia, në negociatat e saj.
“Ne gjithashtu falënderojmë partnerët tanë Sauditë për ndihmën për të drejtuar këtë iniciativë humanitare dhe lehtësimin e kthimit të dhjetë shtetasve të huaj, përfshirë dy shtetasit amerikan. I përcolla mirënjohjen time Ministrit të Jashtëm Saudit, Faisal bin Farhan në një telefonatë këtë mëngjes”, tha Blinken.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan falënderoi presidentin e Ukrainës dhe Princin Saudit të Kurorës për ndihmën e tyre në sigurimin e lirimit të dy amerikanëve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



