Fillon ndërprerja e energjisë elektrike
Tiranë/ Duket se keqmenaxhimi i qeverisë, po bën që edhe Shqipëria të vuajë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Pavarësisht zotimit të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, një pjesë e Tiranës, pothuajse e gjithë zona në rrugën e Kavajës, po vuan ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në redaksi kanë ardhur shumë ankesa dhe kryesisht nga bizneset, të cilët nuk mund t’u shërbejnë klientëve nëse nuk kanë energji elektrike.
Nuk keni parë gjë akoma” është motoja që ndjek Edi Ramën, që prej marrjes së pushtetit, por mesa duket, vërtet shqiptarët do vuajnë edhe më keq./joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



