E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: I thashë ambasadores se ka efekt pozitiv
Publik News

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: I thashë ambasadores se ka efekt pozitiv

Nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe Amerikës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi dy ditë më parë me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Meta tha ndër të tjera se kanë pasur një bisedë “shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”.

“Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdhëniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese”, tha Meta.

Cili ka qenë mesazhi i zonjës Kim?

Nuk mund tu flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës Ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura, kjo është e mira që kam unë. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, ashtu sikurse i shpreha edhe bindjen time që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet e gabuara që ka marrë Basha më parë në koordinim me Ramën siç ka qenë bojkoti i reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve dhe falja e gjithë Parlamentit dhe institucioneve të pavarura Edi Ramës, siç ka qenë edhe çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe as e mosregjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-ve që nuk kemi pse ta diskutojmë. Njëkohësisht i thashë që të thotë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord sepse nuk e vlerësoj si të merituar dhe proporcional se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Kjo nuk është ndonjë sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë si PL që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO. Jemi të bindur që PD është e përkushtuar për t’iu përmbajtur qëllimeve: partneriteti strategjik me SHBA, përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe përshpejtimi i reformave për integrimin Europian të Shqipërisë.

Kush e kërkoi këtë takim?

Unë nuk iu ndaloj juve të bini viktimë e perceptimeve të krijuara nga Rilindja sepse ata këtë punë kanë, mashtrim, gënjeshtra dhe shmangie e vëmendjes nga korrupsioni. Marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë janë dhe do të jenë të shkëlqyera sepse janë marrëdhënie të bazuara mbi interesat e popullit të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.