E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në infrastrukturë në Pukë, prurjet dëmtojnë rrugë, ura e linja të ujësjellësit
Publik News

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në infrastrukturë në Pukë, prurjet dëmtojnë rrugë, ura e linja të ujësjellësit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit prej ditës së djeshme.

Në Pukë, shirat e dendur kanë shkaktuar dëme në disa akse rurale. Gazetari Armir Mehaj raportoi për BalkanWeb se prurjet ujore kanë dëmtuar dhe elementë të tjerë të infrastrukturës rrugore.

Në disa fshatra raportohen të dëmtuara ura, linja ujësjellësi dhe mullinj bloje.

Nga ana e institucioneve lokale po merren masa për kthimin në normalitet.

LEZHË
Reshjet e shiut të rëna që prej pasdites së djeshme kanë bërë që të ketë rrëshqitje dherash. Aksi Rrëshen-Bukmirë në zonën e Mirditës ka pësuar rrëshqitje në një pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave si dhe inertet, por rruga vijon të jetë e kalueshme për automjetet.

SHKODËR
Në bashkinë Shkodër nga reshjet nuk ka dëme. Vetëm në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet sot përmes një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësite nuk raportohen dëme, por në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.