E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Barazimi në fund me Islandën, flet Reja: Ishte masakër..
Publik News

Barazimi në fund me Islandën, flet Reja: Ishte masakër..

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se ekipi nuk i është përgjigjur si duhet në periudhën e fundit. Pas sfidës, ai deklaroi për “SuperSport” se situatat kishin qenë shumë të ndryshme që kishin ndikuar në këto rezultate.

“Pas pak kohe që ishim në superioritet, qarkulluam topin dhe e bëmë. Bëmë 22 gjuajtje nëse nuk finalizojmë pastaj, ata janë të fortë fizikisht, kishim shumë dëmtime, edhe dje. Sot ishin Gjasula, Ismajli, kishim 6-7 lojtarë të rëndësishëm që mungonin. Kush luajti dha shpirtin, mjaftonte diçka më shumë në fund, e dinim që ishin të fortë, mjaftonte të kishte pak vëmendje. Gjasula dhe Ismajli me kokë kapin gjithçka dhe ishim në vështirësi. Të vjen keq që të humbësh një ndeshje të tillë, është shumë keq. Kur je në avantazh, kishim mundësi që të mbyllnim ndeshjen, nuk ia dolëm, dhe duhet të kërkojmë ndjesë, përfshirë edhe nga unë.

Duke filluar nga Islanda jemi rritur, por në periudhën e fundi nuk kemi qenë ne, në krahasim me rritjen që kishim në këtë periudhë. Të gjithë, edhe unë, nuk më ka pëlqyer vetja, ekipi. Kemi bërë shumë gabime. Ne kishim më parë lojtarë të fortë fizikisht, mora Ajetin, mbrëmë me temperature. Sot u dëmtua Ismajli. Ishte masakër e plotë, kishim mungesa. Ata që luajtën, kanë bërë të tyren, por ndonjë mangësi e kishim, kemi bërë një reagim të mirë, por në periudhën e fundit ekipi nuk u përgjigj ashtu siç e prisja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.