Kosovë/ Krijohet fjalori i madh drejtshkrimor me 300.000 faqe, qeveria e Tiranës refuzoi bashkëpunimin
Fjalori i madh drejtshkrimor i gjuhës shqipe është i gatshëm për botim. Ky fjalor i madh drejtshkrimor ka më shumë se 300 mijë faqe dhe është një punë e madhe nga Lulëzim Shishani, i cili shprehet se nuk është ndihmuar mjaftueshëm nga qeveria shqiptare.
Përgjegjësinë kryesore në hartimin e këtij fjalori e ka Qendra për Edukim dhe Përparim në Prishtinë, e udhëhequr nga Lulëzim Shishani. Ai ka thënë se ka qenë e pamundur që të bindej qeveria e Shqipërisë për një gjuhë të përbashkët dhe për një software të standartizuar.
“Të bashkojmë gjuhëtarë të të gjitha trojeve shqiptare në një projekt të përbashkëtnuk ka qenë shumë e lehtë, të bashkojmë politikanë shqiptarë në republikën e Kosovës dhe republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë punë e vështirë, por të bindim qeverinë e Shqipërisë, për një gjuhë të përbashkët dhe një software të standartizuar duket e pamundur.” – tha Shishani.
Ende nuk dihet se pse qeveria shqiptare ka refuzuar të mbështesë këtë pasuri kombëtar, pasi ky fjalor është zbërthimi i plotë morfologjik i leksikut kryesor. Praktikisht, Shishani dhe grupi i tij kanë bërë punën që duhet të bëjë qeveria e Shqipërisë, por që ka dështuar ta bëjë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



