Kullat dhe katet pa leje/ : Mua s’më kap askush dot me para, nuk përkulem unë për ta marrë lekun
Miliardat e parasë së krimit “lahen” tek kullat? Rama: Broçkulla, turp i madh! Kullat transformuan Tiranën nga katund në metropol
Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sërish sistemit të drejtësisë.
“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish.
Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimatere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një cati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrallinjtë e binzesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.
Kjo që po bëjmë ka ardhur si reuzlutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.
Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:
“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde.
Cfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kupitm që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin.
Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.
“Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”.
Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.
Akuzat se në kullat e ndërtuara po lahen paratë e krimit, Rama i ka konsideruar si “broçkulla, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë”.
Pyetje në rrjetet sociale: Eshtë zaptim toke, ku i bënë katet në ajër? Komuniteti rom jeton në çadra
Edi Rama: Ky përshkrim i komunitetit rom është e kaluarës, situata shumë ndryshe nga sa ka qenë. Janë zmadhuar në gjerësi apo lartësi, por jo duke marrë tokë tjetër se nuk i lejon njeri ti marrë.
Këto janë ekonomi, i blejnë shqiptarët. Ato broçkullat me miliardat e parasë së krimit që lahen në këto ndërtime, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë. S’kanë bazë argumenti, s’kanë dokument faktik. Nga ana tjetër një kullë punëson afro 1000 vetë në sistemin e ndërtimit, pastaj sjell të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër punësim për shërbime dhe vizitorë. Kjo varet e gjitha nga cilësia, arkitektura. Koha do jetë zonja e rëndë që do flasë, këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik si ai gjeta unë në një metropol rajonal, janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe të ardhme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



