E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I doli emri në sistemin MEMEX, Elisa Spiropali: Fajin e ka Saliu!
Politikë

I doli emri në sistemin MEMEX, Elisa Spiropali: Fajin e ka Saliu!

Elisa Spiropali ka reaguar së fundmi në lidhje me daljen e emrit të saj nga sistemi MEMEX, sistem ku shkruhen nga policia të gjithë personat e dyshuar në veprimtari kriminale. Sipas Spiropalit, ky nuk ëhstë sistemi Memex dhe këtë e tha dhe policia. Ajo shkruan se edhe për këtë e ka fajin Saliu, i cili sipas saj, po i jep zë këtij skandali.

Spiropali shkruan:

S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde! Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.