Vlorë, zbardhet dinamika e plagosjes me thikë në berberhane
Mexhit Arapi 40 vjeç ka patur një konflikt me pronarin e berberhanes njëkohësisht dhe personin që punonte aty Ervis Sejko 35 vjec.
Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar. Më pas Mexhit Arapi është larguar teksa dyshohet se në banesë ka marr thikën dhe është rikthyer në berberhane.
Fillimisht ka plagosur me thikë Ervis Sejkon, por për të mbrojtur këtë të fundit është hedhur dhe personi tjetër Kevin Nuredini 23 vjec dhe këtu ka nisur përleshja brenda berberhanes.
Pasi janë konfliktuar me grushte dhe shkelma ky i fundit ka arritur të plagosë me thikë dhe Kevin Nuredinin duke i shkaktuar plagë.
Autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por nga plagët e marra nga përleshja nuk ka mundur.
Policia e ka arrestuar në flagrancë teksa është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur.
Sakaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar komplet ngjarjen në fjalë.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në spital kanë dhënë dëshminë e tyre të tre personat për rrjedhën dhe motivet e ngjarjes teksa janë pyetur dhe disa të tjerë dëshmitar okularë të ngjarjes. Ndërkohë në momentin e sulmit në berberhane nuk ka pasur klientë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



