E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ERE merr vendimin: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për muajin tetor
Publik News

ERE merr vendimin: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për muajin tetor

Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ditën e sotme ku edhe u diskutua ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.

Kjo mbledhje vjen pasi qeveria vendosi mos aplikimin e fashës për abonentët familjarë.

Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë për muajin tetor. Ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.

Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e bordit të ERE-së.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.