E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kremlini merr përsipër sulmet mbi Kiev: Pjesë e operacionit ushtarak special
Publik News

Kremlini merr përsipër sulmet mbi Kiev: Pjesë e operacionit ushtarak special

Rusia ka marrë përgjegjësinë për një numër shpërthimesh që tronditën kryeqytetin ukrainas të hënën.

Deri më tani, disa qytete të Ukrainës janë pa furnizime me energji dhe ujë pas sulmeve, për të cilat Ukraina thotë se kishin në shënjestër infrastrukturën dhe njerëzit.

Ndërkohë, Kremlini tha se Vladimir Putin mund të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan në një samit të sigurisë në Kazakistan këtë javë.

Një zëdhënës tha se ishte “e mundur” që dyshja të mund të diskutonte propozimet për bisedime me Ukrainën.

Ai shtoi se Putin do të takohet të martën në Rusi me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi.

Grossi drejton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila prej muajsh ka shtyrë Kievin dhe Moskën të bien dakord për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.