Meta komenton sondazhet: Rama e di mirë se mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për ta shporrur. Në zgjedhjet vendore
PL do marrë rezultat të jashtëzakonshëm
Kreu i PL Ilir Meta ka komentuar një sondazh te publikuar disa dite me pare ne lidhje me popullaritetin e figures se tij. I pyetur a eshte i shqetësuar nga këto gjetje, Meta tha se keto jane sulme te orkestruara nga shteti. Meta u shpreh i bindur se ne zgjedhjet vendore, PL do te marre rezultat te jashtezakonshem.
“Janë sondazhe të kombinuara dhe nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve.
Këtë sondazh e ka shpall Rama që ditën që kam dalë nga Presidenca. Rama e di mirë se mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për ta shporrur një herë e mirë atë. E di mirë po ashtu se nëse ka një forcë politike ku duart e tij priten shumë shpejt është Partia e Lirisë se te të tjerat i ka futurn duart ai direkt apo indirekt.
Parrulat se do vijnë të rinj vjen nga inceneratorët. Po te mos kisha popullaritet nuk do orkestroheshin kaq shumë sulme e veprimtari kriminale nga ana e shtetit.
Unë i besoj sondazhit të përditshëm në raport me qytetarët dhe atij të zgjedhjeve vendore ku PL jam i sigurt do arrijë një rezultat të jashtëzakonshem e do japë një kontribut për fitoren e gjithë opozitës nëse opozita e dëshiron këtë fitore.
Nuk jam fare i shqetësuar për popullaritetin tim por për gjendjen ku është vendi, që është si pasojë e Edi Ramës”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



