E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inter barazon  me Barcelonën, drejt   fazës tjetër të Champions League, Barcelona buzë “greminës”, Liverpool “masakron” Rangers
Publik News

Inter barazon me Barcelonën, drejt fazës tjetër të Champions League, Barcelona buzë “greminës”, Liverpool “masakron” Rangers

Natë emocionuese në Champions League. Inter është me një këmbë në fazën tjetër, ku në ndeshjen e katërt të grupeve ka barazuar 3-3 me Barcelonën në Camp Nou.Pjesa e parë pa katalanasit që dominuan totalisht, ndërsa ekipi nga Milano zgjodhi të provojë me kundërsulme, duke u treguar jo rrallë herë e rrezikshme, pasi Dzeko gjeti traversën.

Barcelona i falet Dembeles, me golin e tij në fund të fraksionit. Pjesa e dytë do niste mjaft mirë për të besuarit e Inzaghit, veprim fantastik i Nico Barella që barazon shifrat dhe dërgon në  festë ata tifozë që kishin udhëtuar për në Spanjë.

Në minutën e 60-të, Lautaro Martinez do tregonte se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në Europë, kur pas assisti të Calhanoglu, përmbys ndeshjen.

Skuadra e Xavit ishte totalisht e ç’orientuar në fushë, ndërsa tifozët vendas dukeshin të zbehtë në shkallët e stadiumit të Camp Nou. Leëandoëski barazon shifrat 10 minuta nga fundi. Në limite, Gosens mposht Ter Stegen, duke shuar shpresat e Barcelonës.

Në po këtë grup, Bayern nuk ka falur aspak, duke mundur 2-4 Plzen. Bavarezët kryesojnë grupin me 12 pikë, Inter ka 7 të tilla dhe renditet e dyta, ndërsa Barcelona ka grumbulluar 4 pikë.

Gt

Në grupin A, fitore e madhe 1-7 e Liverpool në Skovic ndaj Rangers që bën që anglezët të jenë në vendin e dytë me 9 pikë.

Rezultatet:

Barcelona 3-3 Inter

Leverkusen 0-3 Porto

Plzen 2-4 Bayern

Rangers 1-7 Liverpool

Sporting 0-2 Marseille

Tottenham 3-2 Frankfurt

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.