E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni Europian i  ashpër me ne : Korrupsioni mbetet shqetësim serioz, media nën sulme denigruese
Publik News

Komisioni Europian i ashpër me ne : Korrupsioni mbetet shqetësim serioz, media nën sulme denigruese

Komisioni Europian publikoi dje draftin e vlerësimeve mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit.

Sipas KE-së, Shqipëria ka avancuar në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit, edhe pse akoma më shumë duhet të përparojë së bashku me opozitën dhe shoqërinë civile. Sa u përket kritereve politike, në raportin e KEsë vihet në dukje se “konflikti i brendshëm brenda partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, ndikoi në jetën parlamentare”.

“Konflikti brenda partisë më të madhe opozitare, ka afektuar jetën parlamentare. Në nivel qeveritar, Shqipëria ka vazhduar të mbajë fokusin e përgjithshëm, në axhendën reformuese të BE-së”, thuhet në raport. Edhe pse raporti thekson se qeveria e mbajti fokusin në reformat që lidhen me rrugën e vendit drejt BE-së dhe përforcoi strukturën e saj koordinuese për integrimin, aty pati kritika edhe për agjencitë në varësi të ministrive, të cilat, siç thuhet, “e përkeqësuan më tej çështjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë”. Drafti nënvizon se “dispozitat për rekrutimin e bazuar në merita, sipas ligjit të shërbimit civil, mbeten për t’u zbatuar plotësisht, veçanërisht për pozitat e nivelit të lartë”.

GJYQËSORI

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë, sipas Komisionit Europian, “ka arritur një shkallë përgatitjeje të moderuar” dhe Reforma në Drejtësi konsiderohet të ketë pasur “një përparim përgjithësisht të mirë”. Raporti vë në dukje emërimet për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke theksuar se “megjithatë procedurat e gjata, dhe një numër i madh i çështjeve të prapambetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor”.

Ecuria e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve vlerësohet se “ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme. Deri më 12 shtator, institucionet e vetingut kishin përfunduar 554 çështje të shkallës së parë. Rreth 64% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri më tani kanë rezultuar me shkarkime, dorëheqje ose përfundimin e mandatit të magjistratëve të verifikuar”.

Sipas Komisionit, “institucionet e vetingut duhet të vazhdojnë t’u referojnë organeve të prokurorisë rastet kur ka të dhëna për vepra penale”. Bie ne sy se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit. “Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kryer procedime kriminale dhe investigime financiare, të cilat kanë rezultuar veçanërisht me dënime të formës së prerë, në disa çështje të nivelit të lartë. Procesi i vetingut të gjyqësorit ka sjellë rezultate në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit gjyqësor”.

ADMINISTRATA

Qeveria kritikohet për krijimin e disa agjencive qeveritare në varësi të Kryeministrisë, pa një kornizë gjithëpërfshirëse drejtuese dhe pa një vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikëqyrjes dhe raportimit” gjë që sipas Komisionit “ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike. Sipas Komisionit, “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz”.

Lidhur me reformën në administratën publike, Shqipëria vlerësohet të jetë “mesatarisht e përgatitur” dhe me një “përparim të kufizuar në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të zbatuar vlerësimet e ndikimit rregullator dhe për të mbajtur konsultime publike”. Kritika ka dhe për agjencitë në varësi të ministrive, të cilat “e përkeqësuan më tej çështjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.