Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve/ Avokati i Metës: Skandal, u shkel ligji
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se këtë të premte do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i Prokurorisë për të mos filluar një hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se Prokuroria nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, si në procedurë, ashtu edhe në pëmbajtje.
“Ky vendim i Prokurorisë është nul, pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, si në procedurë, ashtu edhe në pëmbajtje. Mos-fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës, pa kryer asnjë hetim, mos-dhënia e dokumentave nga Autoriteti i Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si dhe mos-dhënia e dokumentave edhe nga vetë Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen totalisht për fyti të drejtësisë dhe gjithë institucioneve nga Edi Rama. Ky vendim, do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë gjykatë. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund, nëse është e nevojshme, edhe në gjykatat ndërkombëtare”,theksoi Vasili.
Avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj akuzoi prokurorin e çështjes që nuk regjistroi procedim penal lidhur me padinë e depozituar. Gjokutaj tha se prokurori ka shkelur ligjin pasi nuk ka thirrur të pyesë kreun e PL, Meta, në procedurën paraprake verifikuese.
“Është kërkuar dokumentacioni që bën obligator dhënien e akteve. Autoriteti me një cinizëm dërgon një përgjigje pas edhe një kujtese që i kemi bërë, në datën katër na dërgon një shkresë ku përgjigja nuk i përmbahej kërkesës së objektit tonë, por e ngatërronte avokatin e zotit Meta ku thoshte se duhet të vinte. Ky është një gabim inteligjent, Autoriteti është paditur në gjykatë administrative.
Po një kërkesë i është bërë Kuvendit të Shqipërisë. Tani ata e dinë që me vonesat duan të skadojnë afatet e ndjekjes së çështjes, por kjo çështje do të goditet në çdo segment të saj. Ky është skandal dhe këtu flitet për një ligj famëkeq që duan të bëjnë dhe jo për Ilir Metën. Sot jemi në kushte ku ata operojnë jashtë ligjit, falsifikojnë dokumente shpërdorojnë detyrën duke targetuar persona të veçantë”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



