E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorë që rrinë në media më shumë sesa në selitë e tyre, janë të PAPRANUESHËM!
Lajme

Ambasadorë që rrinë në media më shumë sesa në selitë e tyre, janë të PAPRANUESHËM!

Ylli Manjani

Gjithçka fillon e mbaron tek ne. Pa asnjë dyshim që është kështu.

Nëse të gjithë ne pranojmë ambasadorë të huaj të na japin leksione morali, shteti e politike dhe, ti pranojmë ato që ato thonë si të vërteta absolute,pa asnjë fije mendim kritik, nuk na e kanë më fajin ata.

Sa më takon e konsideroj ambasadorin e cilido shtet, si nënpunës që punon për atë shtet dhe jo si të zgjedhur me përgjegjësinë që të jep vota.

Ambasadori nuk ka asnjë dallim nga çdo nënpunës tjetër që emërohet.

Shoqëria jonë, nëse do vijojë të rrijë me sy e veshë nga ambasadorët, nuk ka për të bërë hajër kurrë!
Nuk ka për të qenë kurrë e lirë!
Për shtet të drejtë as që bëhet fjalë.

Ndërsa politikanëve që i diktuan ambasadorokracinë shoqërisë, mirë t’u bëhet kur ambasadorët punojnë kundër tyre për hesap të kundërshtarit politik të radhës!

Sa më takon kam qenë, jam e do jem që ambasadorët e shteteve të huaja të mbyllen në selitë e tyre diplomatike dhe të gëzojnë privilegjet e Konventës së Vienës në përçimin e mesazheve të shtetit të tyre në shtetin tonë. Vetëm për kaq kanë imunitet dhe dakordësi me shtetin tonë.

Ambasadorë  që rrinë në media më shumë sesa në selitë e tyre, janë të PAPRANUESHËM!

Në çdo shtet normal kjo sjellje nuk pranohet.
***
Ata ambasadorë që pretendojnë se kanë të drejtë të diktojnë sjelljen e institucioneve tona, sepse kanë dhënë ndihma e para, ne duhet t’ua kthejmë ato para mbrapsht.
Sigurisht duke i falenderuar për ndihmën,e cila nuk na bën punë fare!

Diktati nuk pranohet për asnjë çmim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.