E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk është tortë fëmijësh, por është kryeqyteti i Shqipërisë
Publik News

Nuk është tortë fëmijësh, por është kryeqyteti i Shqipërisë

Sugjerimi i Ben Blushit për zhvendosjen e Kullës së Sahatit në mes të sheshit, orvatet ta trajtojë kryeqytetin e Shqipërisë si tortë fëmijësh. Tortat e fëmijëve kanë një bashkësi lodrash mbi sipërfaqe, që vendosen apo zhvendosen sipas shijes së prindit që porosit tortën për ditëlindjen e fëmijës te një pastiçeri. Fjala bie; kukulla me fustan rozë që në fillim qëndronte në të majtë mund të zhvendoset krejt mirë në qendër.

Pse duhet të zhvendoset Sahati kur mund të mos ndërtoheshin kullat?! Ka ndodhur që janë zhvendosur objekte të caktuara në Evropë, por vetëm kur atje ka pasur plan për një hekurudhë apo investim të caktuar. Kullat në qendrën historike të kryeqytetit nuk janë investim, por shkatërrim dhe gjymtim i pazhbëshëm. Ajo që ka ndodhur me Tiranën nuk ka ndodhur me asnjë kryeqytet evropian.

Me logjikën e Blushit në një të ardhme mund të merret hopa dhe xhamia dhe të zhvendoset diku tjetër.

Objektet e trashëgimisë kulturore nuk janë karroca me akullore të shitësve ambulante, që kur bie shi shesin në një cep të sheshit dhe kur ka diell zhvendosen në cepin tjetër.

Post Scriptum- Qëndra e Tiranës është argumenti i pakundërshtueshëm që Erion Veliaj të mos jetë më Kryetar Bashkie, por Kandidat Qelie.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.