E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari  tallet keq me Ramën: Të ndihmojmë Britaninë  me Ramën në krizën e thëllë politike
Publik News

Gazetari tallet keq me Ramën: Të ndihmojmë Britaninë me Ramën në krizën e thëllë politike

Britania mund të na e marrë Ramën, vetëm ai garanton stabilitet

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me zhvillimet e fundit politike në Britani të Madhe, pas dorëheqjes së kryeministres Liz Truss.

‘Ekziston një rrezik shumë i madh që Britania të na marrë Edi Ramën. Ata nuk po gjejnë dot karar me kryeministrat, po palosin nga një çdo muaj dhe janë zhytur në një krizë të thellë politike’,shkruan Tomorri në Facebook

Statusi i gazetarit Klodian Tomorri

Ekziston nje rrezik shume i madh qe Britania te na marre Edi Ramen. Ata nuk po gjejne dot karar me kryeministrat, po palosin nga nje cdo muaj dhe jane zhytur ne nje krize te thelle politike.

Sot ne Europe ka vetem nje udheheqes qe garanton stabilitet politik. Rama me formulen e tij; pergjegjesia eshte individuale. Do paloseshin ministra, drejtori i policise etj etj, por qeveria nuk binte kurre per 30 vitet e ardhshme. Pertej kesaj, duhen mbrojtur dhe anglezet nje cik nga faturat e energjise se po marrin lemerine.

Mirepo kjo perben nje risk shume te madh per Shqiperine. Mire doktorat po na i merrni, mire te rinjte po na i merrni me gomone, por udheheqesit nuk ja u japim dot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.