Drejtuesit e spitaleve/ Manjani: Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ironizuar shpalljen e fituesve në drejtimin e spitaleve kryesore të vendit. Madje Manjani në një postim në rrjetet sociale shprehet se hashash-shëndetësia është më e fortë se kurrë.
Qeveria ka zgjedhur drejtorin e QSUT; drejtorin e Spitalit të Traumës; dhe drejtorin e Spitalit të Mushkërive!
Emrat e shpallur tani natën, diheshin ditën për diell që do fitonin!
Me këto emra janë dakort edhe Koncensionarët…
Njoftimi duhej bërë natën se ditën mediat e kazanit të shurdhojnë qeverinë!
Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë! Natën punon shteti, ditën koncensionarët! Drejtorët punojnë natën e ditën…
Ndërkohë, kush është sëmurë bën mirë të llullatet në hashash! Është “Dorë me një” për dhimbjet! Të zgjidh çdo hall si me magji.
Natën e mirë!”, shkruan Manjani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



