Deklarata e fortë e Berishës: U krijua një grup kriminal, autopsia u bë nga një ekspert nën terrorin e Ardi Veliut
Iu vendos një qese me kokainë në stomak, përsëritën skenarin e Klodian Rashës me armën
Sali Berisha e ka nisur konferencën e sotme me gazetarët me vdekjen e mistershme të Lear Kurtit, pas arrestimit nga policia. Kreu i PD, hodhi akuza ndaj ministrisë se Brendshme dhe policisë se ka falsifikuar te dhënat, ndërsa hodhi dyshime për autopsinë.

Sali Berisha: Patrulla e policisë u vërsul drejt ti, e ndoqi, por si përfundim e coi të vdekur në komisariat. Sipas të dhënave nga një keqtrajtim brutal dhe terror i vërtetë ndaj tij.
Asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasje, në hetimin e kësaj barbarie ndaj një njeriu. Të supozojmë se vërtet këtij i ndaloi zemra. Po për të faktuar këtë gjë, duhej korrektesa absolute në cdo hap.
Nuk vdes natyralist një i ri 32-vjecar, ka injorancë të krimineleve që shpallin një gjë të tillë. Nuk mund të vdesë natyralist i riu 32 vjecar. Është ekscepsion i të gjitha ekscepsioneve.
U vërsulën të tjerë kriminelë me uniformë, me në krye Ardi Veliun për të falsifikuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në gjendje të rëndë në spital dhe vdiq atje, ndërkohë që e dërguan kufomë në spital.
Në kundërshtim me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë, sikur të ishin klandestine. Në një autopsi kur thua për vdekje natyrale duhet të lënë të paktën 12 orë.
Në një rast të tillë kur vdes një 32 vjecar, autopsia bëhet nga një grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e Ardi Veliut.
Një grup kriminal, u krijua në këtë rast sesi e si të vrasin për së dyti, Lear Kurtin. Jashtë cdo lloj imagjinate. U ripërserit skenari i Klodian Rashës. Atëherë Ardi Veliu njoftoi se në një pellg u gjet një revole dhe se polici që e vrau po e ndiqte për revoltën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



