E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Pedagogët paguhen 4 herë më pak se shoferi i FSHZH!
Publik News

Berisha: Pedagogët paguhen 4 herë më pak se shoferi i FSHZH!

Rama shpenzon 300 mijë € për avion-taksi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit me të rinjtë në seli është ndalur edhe te protesta e pedagogëve, ku sipas tij po luftojnë për të mbrojtur universitetet, për të mbrojtur të ardhmen e vendit.Jemi në mes të një beteje.

Pedagogët po luftojnë për të mbrojtur universitetet, për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka një reagim shumë pozitiv. Këtyre sindikatave duhet t’u bashkëngjiten studentët në mënyrë të fuqishme. Çfarë keni ju më shumë se sa studentët në Kosovë të cilëve qeveria vetëm për krizën u dha 100 euro në muaj subvencion? Por shumë normale, sepse ti student me ato para që të jep familja sot, e ke biletën 2 herë më shtrenjtë për të lëvizur, e ke qiranë më të lartë, e merr litrin e vajit 3-4 mijë sot. Si të mos kujtohet t’ju ndihmojë ju, por udhëton me avion-taksi 200-300 mijë euro në udhëtim, në një kohë kur kryeministri i Austrisë udhëton me avion të linjave tregtare dhe ministrat në ‘economy class’, ndërsa ministrja e tij shkon dhe bën 15 rrugë për 15 mbledhje partie në Peshkopi me helikopter se nuk shkon dot me makinë. A mund të pranoni ju që një pedagog i juaj të marrë 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Kjo është e vërteta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.