E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mesazh kryeministrit të  ri  britanik Rishi Sunak: Bëre histori në Britani
Publik News

Berisha mesazh kryeministrit të ri britanik Rishi Sunak: Bëre histori në Britani

Sali Berisha ka uruar kryeministrin e ri të Britanise se Madhe, Rishi Sunak. Ish-kryeministrin thotë Rishi Sunak bëri historinë duke shtuar se u krahasua me Obamën sepse prindërit e Sunak janë me origjinë indiane por kanë emigruar në Britani.

Berisha shkruan se i uron suksese në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar.

“Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore”, shkruan nder te tjera Berisha.

Urimi I Sali Berishës

Rishi Sunak bën historinë!

Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar.

Të dashur miq,

Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.

Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.

Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar. #sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.