E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Salillarin e tij me pallat pa leje Edi Rama as e burgosi as e bllokoi, i dha 8 milionë euro…
Lajme

PD: Salillarin e tij me pallat pa leje Edi Rama as e burgosi as e bllokoi, i dha 8 milionë euro…

PD ka reaguar për mbylljen e biznesit të deputetit të PD Agron Shehaj nga policia, duke akuzuar kryeministrin Rama për ‘hakmarrje politike’.

“I kapur për vjedhje të rënda bregdeti deri te inceneratorët me miqtë e tij Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria por dhe hakmarrja e verbër politike.

Salillarin e tij me pallat pa leje Edi Rama as nuk e burgosi as e bllokoi biznesin por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit.

PD dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Ramës ndaj deputetit të saj Agron Shehaj. Bllokimi i biznesit pa vendim gjykatë është një vepër penale. Duhen ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarit, këtë kërkon shteti ligjor”, tha ne nje reagim per mediat zedhenesja e PD Floriana Garo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.