E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10.000 burra  nga Shqipëria, kanë mbërritur me gomone vetëm këtë vit
Publik News

10.000 burra nga Shqipëria, kanë mbërritur me gomone vetëm këtë vit

Plot 12.000 shtetas shqiptarë kanë shkuar me gomone në Angli që nga fillimi i vitit e deri më tani. Sipas autoriteteve angleze rreth 10,000 burra të moshës 20 deri në 40 vjeç nga Shqipëria kanë udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme angleze ka deklaruar:

Dy vjet më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me gomone, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit deri më tani, janë 12,000 njerëz, nga të cilët rreth 10,000 burra të rritur beqarë.

Statistikat tregojnë deri më tani, më shumë se 38,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin me mbi 900 anije. Në vitin 2021, 28,526 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar në këtë mënyrë.

Në fillim të këtij viti, ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel pohoi se rreth 60% e njerëzve që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone këtë verë ishin shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.