Shoku i Indrit Ndojt: Pimë kafe dhe nga një dozë kokainê dhe …
Detaje të reja nga vdekja e tij
Pak ditë më parë në Fushë-Krujë, u gjet i vdekur në një kanal 34-vjeçari Indrit Ndoj. Në lidhje me vdekjen e tij janë arrestuar dhe lënë në burg dy vëllezërit Landi dhe Sajmir Miri pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur prova që i implikojnë ata në vdekjen e të riut.
Babai i Ndojt ka treguar se djali i tij ka dalë nga shtëpia më datë 20 rreth orës 18:00 dhe nuk është kthyer më. Dy shtetas me iniciale G.A dhe A.M kanë treguar në polici se atë natë janë takuar me Indritin rreth orës 21:00 dhe kanë pirë kafe deri në orën 22:30. Pas kësaj të tre janë larguar dhe kanë shkuar në një lokal tjetër në fshatin Luz, Fushë-Krujë.
Ata të tre kanë qëndruar në kafe deri në orën 00:45 datës 21.10.2022 dhe Ndoj së bashku me shtetasin A.M kanë konsumuar nga një dozë kokainë. Më pas ata të tre kanë hipur në makinë dhe kanë shkuar në dyqanin e G.A ku Ndoji ka marrë biçikletën për t’u larguar ndërsa dy personat e tjerë janë larguar me makinë. Sipas tyre, Indriti në një moment është rrëzuar nga biçikleta dhe më pas është nisur për në shtëpi.
Kur policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e vëllezërve Miri, ka gjetur në shtëpinë e Landit një palë tuta, të cilat ishin me njolla si të kuqe dhe një pale çorape po me njolla të kuqe. Ndërkohë në shtëpinë e Sajmir Mirit është gjetur një shapkë e cila ishte e njëjtë me atë që u sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u gjet i pajetë Indrit Ndoj.
Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në lidhje me këto prova. Ata janë lënë në burg me afat 60 ditor deri në përfundim të hetimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



