Tiranë/ Pas sherrit, plagosi me armë komshiun 35-vjeçar
Mbrëmjen e djeshme tek Kodra e Diellit në kryeqytet u shënua një plagosje me armë zjarri. Sipas informaciobeve, dy fqinjë janë përfshirë në një konflikt verbal që më pas ka përfunduar në plagosje.
Mësohet se autor i dyshuar i ngjarjes është Olsi Bllaci ndërsa i plagosur ka mbetur Jonian Shehu.
35-vjeçari u paraqit tek Trauma ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije. Bllaci është ende në kërkim nga policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



