E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brazil: mundet Bolsonaro, fiton ish-Presidenti Lula da Silva
Publik News

Brazil: mundet Bolsonaro, fiton ish-Presidenti Lula da Silva

Brazili ka marrë një kthesë në të majtë pasi ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva mundi në zgjedhjet presidenciale, presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, njofton BBC.

Pas një fushate të forte, e cila pa dy rivalë “të hidhur” në anët e kundërta të spektrit politik që të konkurojnë  kokë më kokë, Lula fitoi 50.9% të votave.

Kaq mjftuan që të të mposhtte Jair Bolsonaro, mbështetësit e të cilit kishin qenë të sigurt për fitoren.

Por përçarja  që kanë nxjerrë në pah këto zgjedhje nuk ka gjasa të zhduket.

Ky është një rikthim mahnitës për një politikan që nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2018 sepse ishte në burg dhe i ndalohej të kandidonte për postin.

Ai ishte shpallur fajtor për marrje ryshfeti nga një firmë ndërtimi braziliane në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore të naftës braziliane Petrobras.

Lula kaloi 580 ditë në burg para se t’i anulohej dënimi dhe t’i rikthehej luftës politike.

“Ata u përpoqën të më varrosnin të gjallë, por ja ku jam,” tha ai, duke nisur fjalimin e tij të fitores.

Image

Lula pas fitores përqafoi gruan e tij, Rosangela

Pesë fakte për Presidentin e ri të Brazilit

77 vjeç
I krahut të majtë
Ish-metalpunues
President nga 2003-2010
U burgos në 2018, por dënimi u rrëzua më vonë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.