E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze/ Ministrja nuk di as numrat, Grida Duma mbyll mbledhjen
Publik News

Skandaloze/ Ministrja nuk di as numrat, Grida Duma mbyll mbledhjen

Buxheti i Ministrisë së Shtetit për Rininë ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale, ç’ka ka detyruar kryetaren e këtij komisioni Grida Duma të mbyllë mbledhjen para kohe. Shkak është bërë fakti që ministrja Muzhaqi nuk e kishte në komision shifrën se sa fëmijë dhe të rinj ka Shqipëria sot, çka është konsideruar nga opozita si e papërgatitur për mbledhjen.

DEBATI

Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në vitin 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën?

Muzhaqi: Patjetër që e kemi, nuk mendova që do më pyesnit sot për këtë.

Duma: Si e bëni ju buxhetin. Sa të rinj ka Shqipëria sot? Dhe sa fëmijë? Kur bëni strategjinë për të rinjtë dhe fëmijët, duhet ta dini se sa nga taksat e shqiptarëve shkojnë për fëmijët dhe të rinjtë. Unë e di që është e vështirë për ju se kështu ka qenë gjithmonë.

Muzhaqi: Jo, nuk është e vështirë. Kjo pyetje është ezauruar tashmë dhe do kaloj te pyetja tjetër. Ju nuk po më lini të përgjigjem. Shifrën sapo ua dhashë.

Duma: Nuk e dhatë shifrën.

Muzhaqi: Mund të hapni INSTAT-in dhe ta shihni.

Duma: Jo, nuk e kemi INSTAT. Problemi kryesor është që rinia ikën nga vendi dhe nuk bëhet një krahasim mes 2022 dhe 2021.

Metaj: Ju po flisni pa etikë (i drejtohet Dumës).

Duma: Mbylleni komisionin.

Vokshi: Ministrja nuk mund të vijë aty dhe të përgjigjet ashtu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.