E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sindikata e pedagogëve i vendos afat Qeverisë deri të mërkurën: Nësë s’ka përgjigje pozitive për rrogat, hyjmë në grevë urie
Publik News

Sindikata e pedagogëve i vendos afat Qeverisë deri të mërkurën: Nësë s’ka përgjigje pozitive për rrogat, hyjmë në grevë urie

Sindikata e pedagogëve i ka vendosur afat qeverisë deri të mërkurën në orën 16:00, për të pritur një përgjigje pozitive së pari për rrogat e pedagogëve dhe për stafin ndihmës. Në rast të kundërt, dhjetë pedagogë nga uninversitete të ndryshme do të hyjnë në grevë urie. 

Sandër Kovaçi: Do jetë takimi i radhës te Profesorati ku do merret vendimi final presim deri nesër lëvizje nga pala tjetër nëse do ketë komunikim për zgjidhje për dy tre cështjet kryesore që ne kemi kërkuar qeverisë, ata nuk janë përgjigjur pozitivisht.

Dje Senati i universitetit te Tiranes vendosi rritjen me 8% a do u kthejë ky vendim?

Sandër Kovaçi: Këtë vendim e kemi ditur që më 5 tetor. Universiteti ka rriur 8% vetëm për këtë 2-3 muaj, por nuk ka siguri për vitin e ardhshëm. Universitetet e tjera skanë asnjë mundësi tjetër për 8%.

Ne duhet të sigurohemi që 8% nuk merret nga tarifat e studentëve, që nuk sjell ulje të investimeve në universitete. Rroga është cështje fikse, nuk mund të thuash që 3 muaj që ka mundësi rritet, tre muaj tjerë nuk ka mundësi.

Në këtë 8% nuk është përfshirë stafi ndihmës akademik dhe administrativ.

Nesër pasdite do jetë disktimi i fundit, enkas ëshë lënë ora 4 se është mbyllja e orarit zyrtar, në 4 pasdite do vendosim përfundimisht nëse ka apo jo përgjigje nga qeveria.

Nëse s’ka përgjigje pozitive kemi gatishmëri të një pjese stafi që është i gatshëm të kalojë në grevën e ngujimit.

Kemi numër të kufizuar, bëhet fjalë për 10 pedagogë, se simbolike është ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.