Edi Rama: Vetëm njerëzit e pa fe dhe pa atdhe bëjnë grevë urie për rritje page!
Ditën e sotme pedagogët paralajmëruan përshkallëzimin e protestave, duke thënë se do futen në grevë urie. Ata kanë kërkuar një pagë dinjitoze dhe kushte më të mira mësimdhënieje. Pedagogët i kanë vendosur qeverisë ultimatum deri në orën 16:00 të ditës së nesërme dhe kanë paralajmëruar të futen në grevë urie. Sipas kreut të sindikatës, 10 pedagogë do të futen në grevë urie brenda universitetit.
Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij, vetëm njerëzit e pafe dhe ata pa atdhe bëjnë grevë urie për rritje pagash.
Rama shkruan në Twitter
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



