Rama poston albumin e fotove nga Parisi me momentet ‘pikante’: Ditë krejt e posaçme
Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë këtë të shtunë të 12 nëntorit, në ditën që do të mbahet protesta kombëtare e opozitës përpara Kryeministrisë.
Që prej ditës së djeshme kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Paris ku merr pjesë në panelin e Forumit të Paqes.
Këtë të shtunë, Rama ka publikuar një foto album në rrjetet sociale, të disa momenteve nga forumi i mbajtur të premten në Paris.
Në këto foto shihet dhe takimi i Ramës dhe bashkëshortes së tij Linda me çiftin presidencial Emanuel Macron dhe Brigitte.
Rama e ka quajtur këtë një ditë “krejt e posaçme”.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të posaçme në Paris për Forumin e Paqes, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeminstri Edi Rama.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



