Shpërthimi me bombë në Stamboll, Erdogan reagon nga samiti i G-20: Sulm i pabesë, autorët do të ndëshkohenp
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur në qendër të Stamblloit, ku si pasojë e një shpërthimi me bombë humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur 53 të tjerë.
Duke folur përpara nisjes së samitit të G-20 në Indonezi, Erdogan tha se shpërthimi ishte një “sulm i pabesë” dhe se autorët e tij do të ndëshkoheshin.
Shpërthimi ndodhi në rrugën Istiklal në Stamboll dhe u shkaktua nga një “sulm me bombë”. Autoritetet turke dyshojnë për një sulm të mundshëm terrorist.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



